Telegrafi

Barca dështon edhe një herë, Paulinho vjen vetëm në janar

Barcelona duket se ka dështuar edhe në një tratativë transferuese.

Mesfushori brazilian i cili luan në superligën e Kinës po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Lexo po ashtu Lajme e fundit rreth Barcelonës

Megjithatë, transferimi i tij pritet të ndodhë vetëm në janar, gjithnjë sipas El Mundo Deportivo.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Sportivja katalanase beson se insistimi kinez ka dëmtuar sagën dhe vetëm situata kontraktuale e komplikuar e lojtarit që e favorizon Barcën në janar bën që katalanasit të presin vitin 2018.

Barcelona deri tash nuk ka qenë shumë aktive në tregun e transferimeve. /Telegrafi/