Telegrafi

Barça e dëshiron Isak si alternativë të Haaland

Barcelona është gati t’i bashkohet garës për nënshkrimin e Alexander Isak nga Real Sociedad.

Sipas El Nacional, skuadra katalanase e sheh atë si një alternativë ideale për Erling Haaland dhe trajneri Xavi është një admirues i sulmuesit.

Por, ata përballen me konkurrencë nga Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.

Lexo po ashtu Arsenali me tentim të ri për Isak

Barcelona e di se do të jetë shumë e kushtueshme transferimi i Haaland dhe tashmë janë në dijeni se Real Madridi dhe Manchester City janë tejet të interesuar në shërbimet e tij.

Kështu, Isak do të ishte një opsion më i lehtë i realizueshëm dhe me pagë më të ulët.

Por, Blaugranasit duhet të insistojnë më shumë, shkaku që klubet angleze janë të gatshme t’i ofrojnë suedezit një pagë më të lartë. /Telegrafi/