Barcelona ka arritur fitore bindëse prej 3-0 kundër Eibarit në Camp Nou, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.
Pas 19 minutash lojë, Luis Suarez e zhbllokoi rezultatin falë kombinimit me Philippe Coutinhon, ndërkohë që goditja finale e uruguaianit ishte mjeshtërore.
Gjatë pjesës së parë, Sergio Enrich e pati një shans të mirë për mysafirët, mirëpo nuk e konkretizoi dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Blaugranëve.
Në fraksionin e dytë shënoi lojtari më i mirë i katalunasve, Lionel Messi (53′). Argjentinasi pranoi një top nga Suarez dhe e shënoi golin e tij të 400-të në kampionatin spanjoll, duke u bërë njëherësh i vetmi lojtar që arrin këtë numër golash në La Liga.
Lionel Messi becomes the first player to ever score 400 goals in La Liga 🔥
— B/R Football (@brfootball) January 13, 2019
Në vazhdim, pas një rasti të pakonkretizuar, Luis Suarez u gjet sërish në shans dhe kësaj radhe u tregua i saktë (59′), për të dytën herë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 43 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, Atletico Madrid.
Eibari ka grumbulluar 22 pikë në këto 19 javë dhe qëndron tri pikë larg zonës së rrezikut.
Leganes është kundërshtari i ardhshëm i Blaugranëve, derisa Eibari është nikoqir i Espanyolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9YzUYO-Azuc