Barcelona e ka bërë ofertën e fundit për tranfsferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli.
Sport shkruan se The Reds deri tash i kanë rezistuar katalanasve dhe tentimit të tyre për të joshur yllin kryesor.
Liverpooli insiston se nuk do ta shesë lojtarin për asnjë çmim.
Por, Blaugranët kanë bërë ofertë të re e cila e kapë shumën prej afro 150 milionë eurosh bashkë me bonuset.
Barca shpreson se Liverpooli mund ta pranojë shpejt ofertën dhe transferimi të zyrtarizohet para orës 23:59, kur mbyllet afati kalimtar në Spanjë. /Telegrafi/