Telegrafi

Barca bën ofertë për Paulinhon

Barcelona ka hapur bisedimet me skuadrën kineze Guangzhou Evergrande për trasnferimin e brazilianit, Paulinho.

Sipas mediave spanjolli mesfushori po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Goal nga ana tjetër shkruan se 28 vjeçari është caktuar për t’u transferuar nga Barca tash e sa kohë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Si i rregullt në kobmëtaren braziliane ai ka shënuar nëntë herë për 41 paraqitje dhe është në syrin e Barcës nga viti 2013.

Që prej kalimit në Kinë në vitin 2014, Paulinho ka ndihmuar skuadrën e tij që të fitojë gjashtë trofe dhe të forcojë pozitën e në kombëtare.

Si mesfushor që vrapon nga një 16 metërsh në tjetrin, ai është mesfushori ideal që Barca e kërkon e që nuk e gjeti asnjëherë te Arda Turani dhe Andre Gomes. /Telegrafi/