Barcelona ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Hercules me rezultat 1-1.
Mysafirët ishin më të mirë, por pasi këtë ndeshje e filluan me disa lojtarë të ri në përbërje, dhe me ata që kanë zakonisht pak minuta në fushë, nuk arritën më shumë se një barazim.
Pjesa e parë ishte pa gola, edhe pse kishte raste nga të dy anët.
Goli i parë në takim erdhi nga vendasit, ku David Mainz shënoi në minutën e 52-të.
Vetëm pas gjashtë minutash katalunasit barazuan me anë të Carles Alena, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.
Ndeshja e kthimit luhet me 21 dhjetor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zD6JgymWBjU