Deri sa VAR-i nuk është funksional në La Liga duket së në kampionatin elitar spanjoll nuk do të ketë qetësi.
Barcelona fitoi me rezultat 2-1 ndaj Deportivo Alavesit, por takimi vazhdon të komentohet për parregullsi në referim.
Sipas ish-gjyqtarit dhe tani ekspert referimi në AS, Iturralde Gonzalez, goli i fitores së Barcelonës nga Lionel Messi duhej të mos ndodhte. Kjo pasi Paco Alcacer i cili u ndalua në mënyrë jo-sportive dhe pastaj erdhi goli, ishte në pozitë jashtë loje, pra aksioni duhet referuar për pozitë jashtë loje.
Ndërsa i pyetur për prekjen me dorë të Gerard Piques në minutën e 71-të te goli i Luis Suarezit tha se ishte e pavullnetshme dhe gjyqtari veproi mirë duke mos ndalur aksionin: “Nuk është prekje e topit me dorë. Ai e humbi kontrollin e trupit dhe topi e goditi“. Për prekjen me dorë nga Samuel Umtiti i japi të drejtë gjyqtarit, duke thënë se nuk ishte për penallti: “Dora e tij ishte në pozitë natyrale, gjuajta nga Munir erdhi nga afër dhe ai nuk kishte kohë të reagonte“.
Ndërsa ish-gjyqtari dhe eksperti i MARC-as, Andujar Oliver, tha po ashtu se prekja Piques ishte e pavullnetshme dhe goli i Suarezit ishte i rregullit. Kurse i pyetur për prekjen e Umtitit tha: “Topi e goditi dorën e Umtit në zonën, por ishte e pavullnetshme, mbrojtësi i Barcelonës nuk kishte çfarë të bënte aty“. Pra, penalltia te prekja e Umtitit nuk duhej dhënë dhe në këtë rast dhe gjyqtari i ndeshjes, Iglesias Villanueva, veproi mirë.
Barcelona pas kësaj ndeshje vazhdoi në La Liga në vendin e parë duke barazuar rekordin e tyre të sezonit 2009/10 (me Pep Guardiolan, F17, B4, H0) për ndeshje pa humbje në një fillim sezoni. Aktualisht: 18 fitore, tri barazime dhe asnjë humbje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DcFaOLrUQeg