Barcelona nuk ia ka dalë që të realizojë gol në pjesën e parë ndaj Juventusit.
Mbrojtja Bianconere ka arritur që të neutralizojë secilin rast të Barcelonës, dhe po tregohet shumë më e koncentruar se në ndeshjen e parë, duke mos lejuar as rastësinë më të vogël.
Barcelona prinë në posedimin e topit me 61 për qind, teksa ka realizuar 8 goditje, kundrejt 4 të Juventusit.
Në portë janë drejtuar 2 goditje të Juves, kurse vetëm 1 nga Barcelona çka dëshmon supremacinë e mbrojtjes së Juventusit, shkruan Telegrafi.
Barca ka pasur 4 rivënie nga këndi, teksa Juventusi asnjë, kurse është Ter Stegen ai që ka intervenuar dy herë.
Barca ka realizuar 310 pasime, kurse Juvja vetëm 205, kurse të kompletuara janë 250 nga Barcelona dhe vetëm 146 nga Juventusi.
Megjithatë, golat mungojnë…
/Telegrafi/