Në muajin nëntor, këngëtari Ergi Dini është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti me motorr.
Vetëm pak kohë pas humbjes tragjike të Ergit, familja e tij ka nisur kauzën “Ergi Dini kundër aksidenteve”, nëpërmjet të cilës kërkojnë të sensibilizojnë dhe të mbrojnë njerëzit nga aksidentet rrugore.
Përsa i përket kësaj kauze motra e Ergit, Barbana Dini, do të rrëfehet në emisionin “Thumb” me gazetaret Aulona dhe Fatma në ABC News.
Theksojmë se kjo është dalja e parë publike për Barbanën pas tragjedisë, shkruan Blitz.al
Këngëtarja do të tregojë momentet e aksidentit dhe se si e ka marrë vesh ajo këtë lajm të hidhur. Por jo vetëm kaq, Barbana do të punojë për publikimin e këngëve të lëna përgjysëm nga Ergi. Përveç kësaj, ka për të thënë shumë detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.