Këngëtarja nga Shqipëria, Barbana Dini, i është kthyer muzikës pas një kohe të gjatë.
Ajo ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Libri i dashurisë”, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Gramoz Kozeli, kurse ky klip atraktiv i është besuar “Don Production”.
Barbana vjen mjaft e veçantë në videoklip, ku besohet se ky rikthim do të mirëpritet edhe nga fansat e saj.
Këngëtarja Dini po ashtu është mjaft e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/