Llapi barazoi pa gola në derbin me Prishtinën në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, Tahir Batatina ka thënë se kishte shumë gjëra pozitive nga skuadra e tij.
“Derbit nuk fitohen me rezultat të thellë. Fitohen me një gol epërsi. Ishte një derbi i mirë. Lojë e mirë nga të dy skuadrat”, ka thënë trajneri i Llapit për Art Sport.
“Kishte aksione të rrjedhshme. Ishim më kërkues. Por nuk kemi shënuar. Patëm raste në të dy pjesët dhe sikur të ishim më të vëmendshëm do të fitonim ndeshjen”.
“Skuadra shfaqi nivel të lartë, ndonëse nuk fituam. Por ka shumë ndeshje për të luajtur”.
“Edhe shikuesit në tribuna kanë parë lojë të bukur nga të dy skuadrat. I përgëzoj djemtë për angazhimin”.
“Sot i humbëm dy pikë, por që mund t’i kompensojmë. Objektivi është të jemi në tri pozitat e para. Kemi potencial, kemi skuadër”, ka thënë më tej Batatina. /Telegrafi/