Telegrafi

Barazon Chelsea, Leicesteri vazhdon në krye (Video)

Chelsea ka barazuar ndaj West Hamit me rezultat 2-2 në Stamford Bridge.

Mysafirët ishin më të mirë për një nuancë, por mund të themi se ky barazim ishte i merituar për të dy ekipet

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 17-të nga Manuel Lanzini, i cili me një goditje të bukur jashtë zone arriti të mposhtë portierin kundërshtar. 

Në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi goli i barazimit nga Cesc Fabregas, ku spanjolli me një goditje mjeshtërore nga gjuajta e lirë i dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 1-1.

West Ham kaloi në epërsi falë golit të Andy Carroll në minutën e 61-të, i cili u asistua bukur nga Payet.

Në skenë doli edhe një herë Fabregas, por këtë herë ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

Leicester City ka vazhduar me fitore, këtë herë ‘Dhelprat’ fituan ndaj Crystal Palace me rezultat 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga Riyad Mahrez, i cili u asistua nga Vardy.

Pas këtij barazimi West Ham vazhdon në pozitën e pestë me 50 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e dhjetë me nëntë pikë më pak.

Kurse Leicesteri vazhdon në vendin e parë me 66 pikë, apo tetë pikë më shumë se Tottenhami që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

0-1: Manuel Lanzini shënon një supergol ndaj Chelseat. Shijojeni…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

0-1: Vardy asiston, Mahrez shënon.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

1-1: Fabregas i përgjigjet West Hamit me një gol të bukur nga gjuajta e lirë

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

1-2: Andy Carroll rikthen epërsinë e West Hamit.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

2-2: Fabregas, por këtë herë nga pika e bardhë.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016