Telegrafi

Barazohen shifrat në El Clasico, Bellingham autor i një supergoli

Real Madrid ka barazuar shifrat në 1-1 në derbin ndaj Barcelonës ku autor i golit ishte anglezi Jude Bellingham.

Bellingham me një goditje mjaft të fuqishme nga jashtë zonës shënoi në minutën e 68-të për të barazuar shifrat në 1-1.

Ky ishte goli i tij i nëntë në elitën e futbollit spanjoll që prej se u transferua nga Dortmundi gjatë verës./Telegrafi/