Skuadra e femrave të Bashkimit ka regjistruar fitore prej 79-71 kundër Prishtinës në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Vajzat kryeqytetase ishin në epërsi prej 2-1 në finalet e ‘play-offit’ dhe do të shpalleshin kampione në rast të fitores.
Mirëpo, kështu nuk kanë menduar basketbollistet kundërshtare duke fituar në sfidën e katërt me radhë.
Me këtë fitore të skuadrës prizrenase është barazuar rezultati i serisë finale (2-2), ashtu që kampioni do të shpallet në takimin e pestë.
Për Bashkimin shkëlqyen amerikanet Danisha Shaw (33 pikë e 10 kërcime) dhe Mari Stewart (23 pikëve e 16 kërcimeve).
Derisa te Prishtina paraqitje më të mirë bënë Irma Konjusha dhe Ermelinda Shatri (me nga 16 pikë secila). /Telegrafi/