Nuk ka sjellë fitues ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit që ka përfunduar në barazim 1-1.
Llapi e nisi mirë ndeshjen, ku vetëm pas gjashtë minutave lojë arriti të shënoj golin e parë.
Mesfushori Mentor Zhdrella harkoi bukur në zonë nga gjuajtja e lirë, ndërsa mbrojtësi Egzon Sinani shënoi me kokë për 1-0.
Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi mysafirët arritën ta barazonin rezultatin.
Lulzim Doshlaku asistoi tek Mendurim Hoti i cili shënoi në portën e vendasve për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
‘Nikli’ e nisi mirë pjesën e dytë kur rrezikoi nëpërmjet Mendurim Hotit por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Deri në fund të dyja skuadrat kishin disa gjysmëraste shënimi por portat mbetën të pa prekura.
Pas këtij barazimi, Llapi vazhdon të mbetet në krye me 27 pikë të tubuara.
Feronikeli i zgjuar nga gjumi në javët e fundit tani ndodhet në pozitën e pestë me 23 pikë.
Në ndeshjen e radhës, lideri aktual i Kosovës, Llapi do të luaj në udhëtim tek Besa e Pejës.
Ndërkohë Feronikeli do të jetë nikoqire e Vëllaznimit në Drenas. /Telegrafi/