Site icon Telegrafi

Baraliu e sheh si jo serioze iniciativën e deputetëve të LDK-së për Demarkacionin

Rreth 15 deputetë të PDK-së, në mesin e tyre edhe ata që publikisht kanë kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, përmes një letre të drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa i kanë propozuar atij që para se ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për Demarkacion, t’i shtohet asaj një nen i ri.

Sipas këtij propozimi, ky nen do obligonte Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve të rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.

E një gjë e tillë do të ishte i mundshme përmes ndryshim-plotësimit të ligjit për Demarkacionin.

Kështu ka thënë për Indeksonline, njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, mirëpo duke theksuar se këtij propozimi duhet t’ia japin dritën jeshile gjithë deputetët, e jo vetëm kryeministri.

“Nëse ky propozim është para se të ratifikohet dhe të miratohet ligji për Marrëveshjen e Demarkacionit, atëherë duhet të bëhet ndryshim ligji që Demarkacioni. Pra, do të duhej që në rendin e ditës të seancës plenare të jetë pikërisht votimi për ndryshim-plotësim të ligjit për Demakracionin dhe jo votimi për miratimin e ligjit për miratimin e ligjit të Demarkacionit”, ka thënë Baraliu.

Por nëse qëllimi i LDK-së është tjetër, sipas Baraliut do të ishte një iniciativë joserioze dhe do krijonte më shumë mjegull se që do ofronte ndonjë zgjidhje.

Exit mobile version