Siç rëndom vepron, ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama, ka zgjedhur librat e preferuar, filmat e seritë si dhe këngët e vitit 2020.
Përmes rrjeteve sociale, ai edhe këtë vit ka vendosur të ndajë me publikun të preferuarit dhe më të mirët e 2020, sipas tij.
Tek librat e preferuar, Obama ka zgjedhur 17 libra në mesin e të cilëve janë: “Homeland Elegies” nga Ayad Akhtar, “Jack” nga Marilynne Robinson, “Caste” nga Isabel Wilkerson etj.
“Derisa viti 2020 po përfundon, unë doja të ndaja listat e mia vjetore të të preferuarave. Unë do të filloj duke ndarë librat e mi të preferuar këtë vit, duke nisur në atë që mendoj se është një libër mjaft i mirë – A Promised Land – i shkruar nga unë. Shpresoj që të kënaqesh me leximin e këtyre po aq sa unë”, ka shkruar ai në postimin e ndarë në Instagram.
Sa i përket filmave dhe serive televizive, Barack ka zgjedhur 14 filma të preferuar dhe 10 seri të famshme.
“Si të gjithë të tjerët, ne ishim të izoluar brenda këtij viti, dhe me transmetimin e paqartë të vijave midis filmave teatralë dhe atyre televizive, unë e kam zgjeruar listën për të përfshirë këtu edhe seri që më kanë pëlqyer këtë vit, pavarësisht nga formati”, shtoi ai.
Një listë me këngë për 2020 nuk mungoi nga ish-presidenti, si një admirues i madh i muzikës – ndërsa zgjodhi plot 30 këngë.
Në mesin e këtyre projekteve ishte edhe ai i artistes shqiptare Dua Lipa, i titulluar “Levitating”, të cilën e solli në bashkëpunim me DaBaby.
“Këtu janë disa nga këngët e mia të preferuara të vitit. Si zakonisht, pata një konsultë të vlefshme me mësuesen e familjes tonë, Sasha, për ta kompletuar këtë. Shpresoj të gjesh një këngë ose dy këngë të reja për të dëgjuar”, ka thënë mes tjerash Obama. /Telegrafi/