Ish-presidenti amerikan Barack Obama, ka uruar Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se “nuk ka mundur të jetë më krenar sesa të urojë për fitoren e tyre Bidenin dhe Harrisin”, transmeton Telegrafi.
“Jemi me fat që Joe është bërë president, sepse kur të futet në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai do të ballafaqohet me ndryshime të jashtëzakonshme”, ka shtuar Obama.
Kujtojmë që Biden kishte ushtruar postin e zëvendëspresidentit, në kohën kur Barack Obama ishte president i Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/