Presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i kanë mbetur edhe shtatë ditë të tjera.
Pas kësaj ai do të ketë më shumë kohë të lirë për të parë bejsboll si dhe të veshë i qetë xhinset e tij të markës “mom jeans”.
Megjithatë edhe pse aktualisht është i zënë me punë, ai nuk e lë t’i “iki” koha e lirë dhe ta kalojë atë me miqtë e tij.
Presidenti Obama fluturoi këtë fundjavë drejt Floridas vetëm për të qenë i pranishëm në martesën e çiftit amerikan Nicholson , të cilët kanë punuar për të gjatë këtyre tetë viteve.
Obama ishte një nga shoqëruesit e dhëndërit dhe ai ia doli të ishte në kohë para se ceremonia të mbaronte.
Ai qëndroi aty deri rreth orës katër të mëngjesit dhe përveç tij në ceremoninë martesore ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohur si Stevie Wonder, Robert De Niro e Paul McCartney.