Telegrafi

Barack Obama po shijon pushimet duke bërë ‘sërf’ me mikun miliader (Foto/Video)

Barack Obama duket se po i shijon në maksimum pushimet.

Ish-presidenti amerikan po relaksohet duke u marrë me disa sporte ekstreme në ishujt e Karaibeve së bashku me mikun e tij, miliarderin Richard Branson.

Imazhet e fundit tregojnë se presidenti i 44 amerikan dhe themeluesi i “Virgin” po kalojnë kohën e lirë duke bërë “sërf” në ishullin privat të Bransonit, transmeton Telegrafi.

Ai po argëtohet në një barkë me Bransonin, duke buzëqeshur para kamerave si dhe duke shijuar momente të paharrueshme me “sërf”.

Ndryshe, Obamës i janë ofruar shumë vende pune pas përfundimit të mandatit prej presidenti, por të cilat për momentin 55-vjeçari nuk e ka ndërmend me ndonjë punë dhe po mundohet të kompensojë kohën që ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/