Presidenti Barack Obama “mund të zbulojë ekzistencën e ufove” përpara se të largohet nga posti që ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një teori e re konspirative pretendon se presidenti Obama mund të lërë trashëgimi që mund të ndryshojë historinë e botës përgjithmonë, duke njoftuar ekzistencën e alienëve.
Deklarata e bujshme vjen nga mediat amerikane, të cilat thonë se aktivisti që merret me zbulimin e ufove Stephen Bassett, drejtor ekzekutiv i Grupit të Kërkimeve Paradigmatike (PRG), ka publikuar një video ku sugjeron se Obama do të përmendet “për një mijë vjet”, nëse ai zbulon sekretin e ufove.
Sipas Bassett, kjo ngjarje do të jetë edhe më e bujshme se ardhja e Jezu Krishtit.
Në videon e publikuar nga “Misteret e Tokës News”, Bassett tha: “Kreu i parë i shtetit që njofton se prania e jashtëtokësorëve është e vërtetë do të jetë një nga trashëgimitë më të mëdha politike të të gjitha kohërave. Ai do të hyjë në histori. Sepse për një mijë vjet ai do të kujtohet. Zbulimi është ngjarja më e madhe në historinë njerëzore dhe në qoftë se je ti kreu i shtetit që e zbulon atë, do të lësh një trashëgimi më të madhe se sa ardhja e Jezu Krishtit”. /panorama/