Gjyshja e ish-presidentit, Barack Obama ka vdekur në moshën 99 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.
Vajza e Sarah Ogwel Onyango Obama ndau lajmin e hidhur gjatë ditë së sotme, duke thënë se nëna e saj kishte vdekur në një spital në qytetin Kisumu në Kenia.
Një zëdhënës i familjes tregoi se e ndjera kishte qenë e sëmurë për një javë, por nuk vdiq nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
“Unë dhe familja ime po vajtojmë për humbjen e gjyshes sonë të dashur, Sarah Ogwel Onyango Obama, e njohur me shumë dashuri më mirë si “Mama Sarah”, por e njohur për ne si “Dani” ose Granny. Do të na marrë malli për të”, ka shkruar ndër të tjera Obama në Twitter.
Gruaja e dytë e gjyshit të Barackut, Sarah ishte e dhënë pas mbledhjes së parave për të shkolluar vajzat dhe jetimët në Kenia. /Telegrafi/
My family and I are mourning the loss of our beloved grandmother, Sarah Ogwel Onyango Obama, affectionately known to many as “Mama Sarah” but known to us as “Dani” or Granny. We will miss her dearly, but we’ll celebrate with gratitude her long and remarkable life. pic.twitter.com/avDY4f1PVu
— Barack Obama (@BarackObama) March 29, 2021