Telegrafi

Barack Obama këshillat e tij për bashkëpunim i lidh me Lionel Messin dhe Argjentinën

Paraqitjet e Lionel Messit shumë shpesh e kanë fituar edhe vëmendjen e yjeve më të mëdhenj të botës, madje edhe politikanët e njohur.

Ish presidenti i SHBA-së, Barrack Obama, ka folur për argjentinasin që ende nuk ka arritur ta fitojë Kupën e Botës.

57-vjeçari dha një intervistë të rrallë për futbollin në konferencën, EXMA në Bogota,  ku foli për talentin më të madh në botë.

Presidenti Barack Obama . (Photo by Guillermo Legaria/Getty Images)

Ai dështoi në finale të vitit 2014, ku u mposht nga Gjermania.

Argjentina nuk e ka fituar trofeun që nga viti 1986, ndërsa Messi në anë tjetër për trofe ekipor dhe individual është më i mirë në botë.

Obama që e ka drejtuar SHBA-në nga viti 2009 deri në vitin 2017 në dy mandate, ka folur për aftësitë e Messitc dhe punën në ekip.

“Do njeri që ne e konsiderojmë si gjeni, punon me njerëzit tjerë (skuadrën) që të arrijë suksese”.

“Argjentina edhe pse e kanë Messin, ata po kanë problem të fitojnë Kupën e Botës”.

“Këshilla ime për të rinjtë është se duhet të bashkëpunojnë mes veti që të arrijnë gjëra të mëdha” ka thënë ish-presidenti.

Ish- president Barack Obama . (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Komentet e Obamas vijnë para se Messi dhe Argjentina po përgatiten për Kupën e Amerikës që mbahet në Brazil.  Argjentina është në grupin B me Kolumbinë, Paraguain dhe Katarin. /Telegrafi/