Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në fshatin Vollkovë të Komunës së Gjorçe Petrovit u përball me akuza të rënda nga ana e banorëve.
Ata akuzuan kryeministrin se vetëm ka premtuar dhe se deri më tani asgjë nuk ka realizuar.
Banorët u ankuan për infrastrukturë të shkatërruar dhe mungesë të kanalizimit dhe ujësjellësit.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj duke ju thënë se “nuk mund që gjithçka të zgjidhet brenda dy viteve dhe se duhet të presin edhe pak”.