Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Einxhel Shkira, është konkurrentja më e re në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ditën e sotme, teksa po njihet me banorët dhe ambientohet me shtëpinë e re, ajo ka rrëfyer dhe një fakt shumë interesant për jetën e saj.
Moderatorja ka zbuluar se për të qenë pjesë e kësaj eksperience i është dashur të heqë dorë nga një angazhim i sapo nisur në kontinentin e largët afrikan.
‘’Isha në Afrikë por ‘Vëllai i Madh’ më bëri të kthehesha. Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë’’, tha ajo.
Duke qenë se ndodhet që një kohë të gjatë, Shkira shtoi se e gjithë ajo aventurë i ka mësuar shumë gjëra, kryesisht tolerancën dhe pozitivitetin.
Përveç Einxhel, banoret e tjera që u bënë pjesë e këtij spektakli janë edhe Beatrix Ramosaj e Sarah Berisha.
Ato tanimë i kanë futur garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Banorët do të qëndrojnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri deri në janar. /Telegrafi/