Bukuroshja shqiptare, Jori Delli e cila ka një karrierë të suksesshme si modele në Itali ditë më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Zeshkania joshëse ka marrë vëmendje që në ditët e para me bukurin, sensualitetin dhe pozitivitetin që ka shfaqur në shtëpinë e famshme.
Por, ndonëse jo shumë e njohur në vendin tonë ajo vite më parë ishte imazh i “Sportitalia” dhe në kuadër të saj arriti që të realizonte një reklamë me dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në botë, Cristiano Ronaldon dhe Neymar.
Jori ishte protagoniste e një reklame përkrah Ronaldos dhe Neymarit që u filmua në gusht të vitit 2019.
Në video të tre shihen të veshur me rroba aristokratësh teksa futbollistët nisin një ‘dyluftim’ me shpata.
Video e reklamës gjendet e postuar edhe në llogarinë e Jorit në Instagram pasi kjo është padyshim një arritje e madhe për modelen e re shqiptare.
Ndërkohë, në anën tjetër mbetet të shihet si do të vazhdoj rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/