Fituesja e Big Brother 9, Fotini Derxho u bë pjesë e edicionit VIP të formatit pak ditë më parë.
Ajo tashmë është përfshirë në debate me një pjesë të banorëve duke krijuar disa situata brenda shtëpisë së BBVA.
Por, së fundmi ajo ka tronditur me një rrëfim personal që ka bërë teksa po bisedonte me banoren nga Kosova, Nita Latifin.
Fotinia tregoi gjëra nga jeta e saj private dhe dhunën familjare që ajo me vëllanë dhe nënën përjetuan nga babai.
“Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua tjetër. Ndërsa mami im kurrë nuk e ka menduar”, tha ajo.
“Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenim nënën dhe babanë duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait sepse ai donte të na nxirrte nga shtëpia, kur isha në Big Brother kisha edhe para borxh”, tregoi tutje Fotinia.
Ndryshe, përveç Fotinisë pjesë e Big Brother VIP Albania u bën edhe pesë banorë të tjerë: Elvis Pupa, Qetsor Ferunaj, Antoneta Koci dhe Jori Delli. /Telegrafi/