Site icon Telegrafi

Banori i ri i Big Brother flet për familjen: Vajzën e parë e kam të adoptuar

Foto: Screenshot/YouTube

Bernardi është banori i cili u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP si i përzgjedhuri i Rozana Radit, pasi ai ishte në kategorinë jo VIP.

Së fundmi ai ka ndarë disa detaje nga jeta personale gjatë bisedës me Gerta Gixharin.

Ai ka treguar se vajzën e madhe ia ka birësuar ish-gruas.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda e tyre:

Gerta: Ti sa fëmijë ke?

Bernardi: Unë kam dy fëmijë, vajza. 30 dhe 23.

Gerta: 30 dhe 23?

Bernardi: Dy vajza.

Gerta: Je martuar shumë i vogël…

Bernardi: Vajza e madhe nuk është vajza ime biologjike. E kemi birësuar. Është vajza e ish-gruas sime, sepse jam i divorcuar. Nuk kishte rrugë tjetër domethënë, ma vodhi zemrën dhe shpirtin. Ishte 3 vjeç e gjysmë kur u takuam.

Bernardi: Një vit pasi lindi vajza bëmë dokumentat sepse donim që të ishte natyrale. Ajo është angleze. Vajza e dytë është vajza biologjike, ajo është 23. /Telegrafi/

Exit mobile version