Site icon Telegrafi

Banori që hyri të martën ka 4.2 milionë ndjekës në Instagram – bëhet më i ndjekuri në BB VIP

Foto: Instagram

Në spektaklin e së martës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, u futën pesë banorë të rinj.

Dy prej tyre ishin me profesionë koreografë, njëra nga vajzat moderatore, një këngëtare e po ashtu edhe një teniser.

Ndërkohë që njëri nga konkurrentët, i njohur si koreograf në Shqipëri, Dritan Brama duket të jetë shumë aktiv në rrjete sociale si dhe numëron një numër të konsiderueshëm të ndjekësve.

Brama rezulton të jetë momentalisht banori më i ndjekur në Big Brother VIP me plot 4.2 milionë njerëz.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë pas here ndan me fansat.

Foto: Screenshot/Instagram

BB VIP është shtyrë për të vazhduar deri më 18 shkurt të vitit 2022.

Duhet theksuar që banorët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel. 

Exit mobile version