Telegrafi

Banori i Big Brother viktimë e dhunës në fëmijëri! (Video)

Damiano Agalliu është një nga konkurrentët e ‘Big Brother’ i i cili u dallua për shkak të tatuazheve të tij të shumta.

Damiano jeton në Suedi dhe jeta e tij nuk ka qenë e thjeshtë.

Përpara se të hynte në ‘Big Brother’ ai është bërë i njohur në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një video sensibilizuese kundër dhunës ndaj femrave duke treguar se ka qenë edhe vetë objekt i dhunës në familje, shkruan sot “Panorama”.

“Ju përshëndes live nga puna, për dhunën ndaj grave… E kam përjetuar vet që fëmijë dhe do ju lutesha të gjithë burrave, meshkujve, mos të tregojnë forcën ndaj grave, sepse ai që përdor dhunën nuk është mashkull”, thotë ai në video.