Zjarret që nisën papritmas në French Island në afërsi të Victoria në Australi, janë aq të fuqishme dhe nuk po mund të mbahen nën kontroll.
Për këtë arsye, autoritetet iu kanë kërkuar banorëve dhe turistëve që të largohen menjëherë nga ishulli, për shkak se me kalimin e kohës mund të bëhet vonë, transmeton Telegrafi.
Ky paralajmërim urgjent, që është niveli më i lartë i alarmit deri më tani, është lëshuar për zjarrin që po përhapet dhe mund të jetë fatal për jetën e banorëve që ndodhen aty.
Në mënyrë që situata të bëhet edhe më e vështirë, banorët mund të drejtohen për në Tankerton, që është qyteti më i afërt dhe i sigurt.
Gjendja konsiderohet të jetë shumë e rëndë, ndërsa qëndrimi në ishull si një rrezik për banorët, ndaj të cilëve është vështirë të bëhet më vonë ndonjë intervenim për t’i shpëtuar.
Rreth 70 për qind e këtij ishulli është park nacional, ndërsa ky zjarr që po përhapet me shpejtësi është një kërcënim i madh për malet dhe gjallesat që ndodhen në të. /Telegrafi/