Telegrafi

Banorët shpëtuan, por shihni çfarë u bëri shtëpive një rrëshqitje dheu – pas tërmetit shkatërrues në Japoni

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur një grup njerëzish i shpëtuan një rrëshqitjeje masive dheu në Wajima, Japoni.

Pamjet, të realizuara në ditën e Vitit të Ri, janë realizuar pasi një tërmet shkatërrues goditi vendin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të premten, ekipet e shpëtimit po nxitonin për të gjetur 242 persona që ishin ende të zhdukur.

Lexo po ashtu Paralajmërime për cunam, pamje që tregojnë efektet e tërmetit të fuqishëm në Japoni

Si pasojë e tërmetit, të paktën 94 persona janë konfirmuar të vdekur.

Lexo po ashtu Imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin masiv, pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën të hënën Japoninë

Ndryshe, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 7.6 ballë që goditi Japoninë, rreth orës 16:10 me kohën lokale.

Pas dridhjeve, u lëshuan paralajmërimet për tsunami – të cilat u larguan më vonë.

Rreth 60 dridhje janë regjistruar pas tërmetit fillestar. /Telegrafi/