Site icon Telegrafi

Shfaqen të mërzitur, banorët shpërthejnë në lot pas largimit të Getinjos nga BBVK

Getinjo sot në Prime ka treguar se ka marrë një vendim për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ai tha nuk ka ndonjë gjë me shtëpinë, nuk e ka shqetësuar agjë, por që e ka përmbushur misionin e tij brenda këtij formati.

Dalja e Getoar Aliut (emri i vërtetë) ka shqetësuar të gjithë banorët, të cilët si e kuptuan kanë shpërthyer në lot.

Foto: Screenshot/YouTube

Këtë e përjetoi më shumë Stresi, e krahas tij edhe banorja Vivien Thano, me të cilën ka krijuar një lidhje dashurie brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu Getinjo largohet nga Big Brother VIP Kosova

“I kam premtuar që do të jem e fortë. E di që do të më mungojë shumë. Kam shumë besim te ai”, u shpreh Vivi.

Foto: Screenshot/YouTube

Geti tutje theksoi se ka lënë shumë gjëra jashtë, të cilat duhet t’i vazhdojë e t’i përfundojë.

Artisti nga Ferizaj e ka theksuar edhe një herë se nuk hyri për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, derisa i ka uruar suksese banorëve të tjerë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=lNT5RNS6s6k

Exit mobile version