Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.
Sipas raportit të policisë thuhet se banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë.
“Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/