Pas disa debateve mbrëmjen e kaluar (e martë), banorët e Big Brother VIP Kosova ditën e sotme e kanë kaluar në oborrin e shtëpisë duke u relaksuar.
E ndërsa po qëndronin nën rrezet e diellit ata kanë respektuar edhe thirrjen e ezanit.
Madje Lumbardhi u shpreh se kur dëgjon thirrjen e ezanit nga hoxha ndjen një qetësi.
“Kur këndon hoxha është zëri më i mirë që ekziston, qetësia më e mirë”, është shprehur ai.
Ndryshe, kujtojmë që këtë javë janë të nominuar shtatë banorë, njëri prej tyre pritet që të eliminohet përfundimisht nga shtëpia e famshme këtë të premte (8 nëntor).
Konkurrentja e parë që u largua nga BBVK është Brikenda Karricaj, ndërsa kishte edhe një hyrje te re, artisti afrikano-zviceran Domenik. /Telegrafi/