Site icon Telegrafi

Banorët postojnë pamjet e skulpturave të turpshme të qyteteve të tyre (Foto)

Njerëz nga vende të ndryshme, po e shfrytëzojnë një llogari në Reddit për të postuar skulpturat dhe veprat tjera artistike në qytetet e tyre, për të cilat atyre u vjen turp.

Në mesin e këtyre punimeve janë monumente që si bazë e kanë marrëdhënien seksuale, organet gjenitale dhe jashtëqitjet trupore, transmeton Telegrafi.

Në Canberra të Australisë janë shpenzuar mijëra euro, për të krijuar një balonë gjigante në formë peshku, të mbuluar nga të dyja anët me sisa.

Në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara, ndodhet statuja e një dreri në procesin e çiftëzimit me një drenushë, kurse në Iowa është ngritur në bronz figura që e tregon nevojën e madhe.

Derisa në Helifax të Skocisë ndodhet statuja e një penisi të deformuar, banorët e Helsinkit në Finlandë turpërohen me djaloshin gjigant që duke sikur është duke urinuar. /Telegrafi/

Exit mobile version