Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë përfituar nga një eksperiencë unike për mirëqenien e tyre fizike, falë trajtimeve të ofruara nga Nea Body Center.
Përgjatë një gare 10-ditore, ata iu nënshtruan trajtimeve që ndihmojnë në djegien e kalorive e tonifikimin e trupit.
Nën përkujdesjen e stafit profesional të Nea Body Center, banorët kanë përjetuar rezultate mbresëlënëse, të cilat i kanë befasuar dhe i kanë lënë tejet të kënaqur.
Përmbyllja e programit sot u shënua me një atmosferë festive, ku banorët dhe stafi u mblodhën për një fotografi të përbashkët, duke ndarë emocionet dhe suksesin e arritur.
Ky bashkëpunim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për banorët që të kujdesen për shëndetin e tyre fizik dhe të ndihen më energjikë duke reflektuar vlerat dhe cilësinë që Nea Body Center ofron. /Telegrafi/