Site icon Telegrafi

Shkon në 180 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore

Banorët në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës të prekur rëndë nga përmbytjet e fundit kanë filluar detyrën e madhe të pastrimit të lagjeve të tyre, derisa ujërat fillojnë të ‘tërhiqen’.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shkalla e dëmit po bëhet e qartë, derisa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për viktima.

Të paktën 180 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Evropën Perëndimore, dhe derisa shumë persona janë raportuar të zhdukur, ndërkaq thuhet se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Përmbytjet vazhduan të bënin kërdi të shtunën në pjesë të Evropës.

Ekipet e emergjencës shpëtuan njerëzit nga shtëpitë rajonin austriak të Salzburgut, ku ujërat e përmbytjes, zhytën rrugët e një qyteti.

Të paktën 156 njerëz tani thuhet se kanë vdekur në përmbytjet në Gjermani, duke përfshirë katër zjarrfikës.

Landet sikurse North Rhine-Westphalia, Rhineland-Palatinate dhe Saarland kanë qenë më të prekurat.

Mijëra njerëz u raportuar të zhdukur nga përmbytjet, por shumë prej tyre tashmë janë lokalizuar.

Në anën tjetër, në Belgjikë raportohet se të paktën 27 persona humbën jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version