Site icon Telegrafi

Banorët në Big Brother VIP Kosova me program artistik për nder të Ditës së Flamurit

Foto: Screenshot/YouTube

Në Big Brother VIP Kosova 2 u organizua një program festiv për nder të Ditës së Flamurit apo 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Konkurrentët shfaqën përpara një publiku performanca të ndryshme, përfshirë këtu edhe skeçe.

Secili prej tyre kishin përzgjedhur nga një këngë, recitim apo edhe skeç, për të prezantuar që natyrisht lidhet me festën.

Monika Salihu interpretoi këngën me motive lirike, “Vijnë vaporat”, gjersa Gani Gërmia interpretoi një monolog.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Edona James zgjodhi këngën “Shqipëri oj nëna ime”, kurse Alby, Buci e Kaderi sollën një skeç.

Santiana, Azemi e Blerando në anën tjetër prezantuan vallet tradicionale kombëtare.

Linda mes tjerash këndoi projektin e famshëm, “Moj e bukura more”, ku nuk munguan edhe realizime të tjera.

 

Ata kaluan një kohë të mrekullueshme duke u shfaqur gjithashtu me veshje kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version