Site icon Telegrafi

Banorët ndjekin klipin – momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Konkurrentët e Big Brother VIP Albania 4 kanë patur mundësi të bëjnë një gjyq në lidhje me situatën e mbrëmshme që ndodhi mes Gjestit dhe Gertës.

Ata kanë dhënë versionet e tyre për ngjarjen, ku disa prej tyre e përkrahën Gjestin e disa të tjerë Gertën.

Pas komenteve, atyre iu lëshua edhe klipi i plotë, për të parë më mirë se kush e kishte fajin.

Në video shihet momenti kur banorja i hodhi për herë të dytë alkool në sy këngëtarit pejan.

Lexo po ashtu Gjesti i ashpër me G Banin: Unë në spital, ti po pije verë

Si pasojë, atij iu desh që të linte shtëpinë e të shkonte në një spital për të trajtuar.

Edhe pas klipit, në shtëpi pati debate të shumta e kundërshtime ndërmjet banorëve.

Mbetet për t’u parë se çfarë përmban zarfi i zi që erdhi menjëherë pas këtij rasti. /Telegrafi/

Exit mobile version