Euforia përfshin banorët me lajmin e kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Në një atmosferë të ngarkuar me tension për shkak të ngjarjeve të fundit në shtëpi, spektakli i sotëm mori një kthesë të papritur dhe të mrekullueshme.
Nikoqiri i emisionit, Alaudini, mori vëmendjen e banorëve për t’u dhënë lajmin që Shqipëria kishte arritur të siguronte një vend në Kampionatin Evropian pas një barazimi heroik me Moldavinë.
Një kualifikim i tillë nuk ishte vetëm një sukses sportiv, por një moment krenarie që bashkonte të gjithë shqiptarët.
Pas lajmit, banorë u ngritën në këmbë nga emocionet dhe gëzimi duke harruar për një moment situatën që ishte krijuar më herët nga pamjet që u shfaqën për Metin dhe Blerandon. /Telegrafi/