Alba pas rrëfimeve të lojërave në “Big Brother Albania”, fillon të flas për një ankth që ndjen.
“Kam shumë ankth,kam frik se do fëlliqem të Shtunë-n do më bjerë të fikët. Bëhem keq kur te këto evenimentet e mëdha, kam shumë emocione. Unë dridhesha kur erdha këtu ditë e parë, nuk mbaj mend asgjë ca më kanë thënë, ca kam parë, e kam vrimë të zezë në tru, skam qenë unë” rrëfen Alba.
Rrëfimi i ndjesisë që Alba ka, solli bisedë në shtëpi për natën finale. Ajo bën shaka duke thënë se kë mendojnë që do të largohet këtë të Shtunë. Fabiani dhe Eleonora qeshin. “Unë do të dal” përgjigjet Eleonora dhe pas kësaj ata hamendësojnë se si do të jetë nata finale. “Kur të dal që këtë do të shoh klipet tuaj se nuk i kam parë” thotë Eleonora.
Veseli nuk ndihet mirë. Ai ka nevojë që të qëndrojë vetëm dhe kjo dëshirë i plotësohet nga të gjithë banorët. Eleonora dhe Fabiani angazhohen që ai të kalojë mirë, ata nisin t’i përgatisin meze. Veseli i falenderon dhe kalon pak kohë i menduar ndërsa pjesa tjetër janë në gjumë.
Nuk kalon shumë dhe Veseli vendos që të shtrihet për të fjetur. Na ndajnë vetëm 3 ditë nga nata finale dhe ata do të jenë pranë familjarëve por dhe mijëra fansave që i presin jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.