Banorët e vendeve ku partitë opozitare kërkojnë rivotim janë të befasuar. Ata për TV Alfa thonë se këto zgjedhje kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i Tv Alfas, në ditën e zgjedhjeve ka qëndruar si vëzhgues, në një nga vendet për të cilin është dorëzuar parashtresë nga ana e opozitës. Ditën e zgjedhjeve nuk është regjistruar asnjë parregullsi nga ky televizion.
Përveç Komunës së Tearcës, ankesa ka edhe për disa vendbanim tjera në rajonin e zonës së gjashtë zgjedhore./Telegrafi/