Gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijes nga Liqeni i Batllaves, i cili shtrihet në tokat e fshatit Orllan, ndërsa banorët e Orllanit nuk kanë kyçje në Ujësjellësin Rajonal Prishtina.
Për shkak të mungesës së ujit, sot në Orllan mbahet marshi protestues, i cili fillon nga xhamia e Orllanit dhe vazhdon deri të restaurant “Liqeni”. /Telegrafi/