Rajoni i Tetovës është përfshirë përsëri nga të reshurat e dendura të shiut, që e shton frikën se mund të sjellë përmbytje të sërishme, sidomos të malësisë së Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Disa banorë të fshatrave të thella të Sharrit na shkruajnë se shiu ka sjellë përsëri baltë dhe gurë, duke e bllokuar rrugën në vendin e quajtur Përroi i keq i Shipkovicës. Banorët thonë se ende nuk ka intervenuar askush që të çbllokohet rruga./Telegrafi/