Site icon Telegrafi

Banorët e Londrës habiten me renë, pretendojnë se ngjanë me Donald Trumpin

Banorët e Londrës mbetën të habitur me një re të madhe që u ngrit mbi kryeqytetin britanik – duke pretenduar se ngjante me Donald Trumpin.

Reja ishte ngjyrë portokalli dhe shfaqte “fytyrën” e të nominuarit republikan 78-vjeç, për postin e presidentit amerikan, transmeton Telegrafi.

Fotografia e kësaj reje është shpërndarë në rrjetet sociale, kurse banorët e atjeshëm mbetën të habitur me ngjashmërinë që e kishte me Trumpin.

“Ngjan me versionin e Donald Trumpt të shekullit të 18-të”, ka shkruar në Facebook, Mangminsei Haokip.

Fotografitë e shpërndarë në rrjetet sociale janë bërë virale, dhe kanë marrë mijëra pëlqime dhe kanë nxitur një lumë komentesh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version