Banorët e lagjes “Zabeli” në Komunën e Gjilanit, janë të rrezikuar nga numri i madh i qenve endacak.
Në një video të dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihet numri i madh i qenve tek vrapojnë në afërsi të shtëpive të banueshme.
Banorët thonë se po ndihen të rrezikuar dhe kanë kërkuar që të ndërmerren masa.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacak, duke përfshirë këtu, sterilizimin, zënien, vaksinimin dhe identifikimin e tyre./Telegrafi/