Site icon Telegrafi

Banorët e Hasanbegut: Ishte një cunami që e kemi parë vetëm në televizor

Banorët e lagjes Hasanbeg në Shkup kanë thënë se ajo çfarë kanë përjetuar mbrëmë ishte e tmerrshme dhe vetëm në televizor kishin parë diçka të tillë më herët.

Në një intervistë për Klan Kosovën, drejtpërdrejtë nga Hasanbegu, banorët janë ankuar se nuk kanë marrë ndihma nga shteti fare, ndaj edhe u është dashur të mobilizohen ashtu si kanë mundur për të mbijetuar në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

“Ky ka qenë një cunami që vetëm në televizor e kemi parë më herët”, ka thënë një qytetar.

“Ishte e tmerrshme, dëgjonim zëra njerëzisht duke u mbytur”, është shprehur një tjetër.

Vendi është shkatërruar krejtësisht. Shtëpitë janë dëmtuara, ndërsa gazetari Kushtrim Sadiku ka njoftuar se nuk ka as energji elektrike dhe vendi është në një kaos të plotë.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)

Disa qytetarë janë organizuar që të shpërndajnë ndihma aq sa kanë mundur, ndërsa ka pasur edhe kompani kosovare që vullnetarisht kanë shkuar për të ndihmuar banorët e atjeshëm.

Gjithçka ka nisur mbrëmë me shi e breshër për dy orë rresht, që ka mjaftuar që lumi artificial Smirkova të mbushet me ujë e të dal nga shtrati, për të shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe 25 të vdekur./Telegrafi/

Exit mobile version