Telegrafi

Banorët e Hamburgut këshillohen të mbyllin dyert dhe dritaret, si pasojë e një zjarri të madh që ka shpërthyer

Një zjarr i madh shpërtheu në një hapësirë të dedikuar për parkimin e kamionëve në Hamburg, për këtë arsye shërbimet e urgjencës lëshuan një paralajmërim shëndetësor për banorët e asaj zone.

Zjarri shpërtheu rreth orës 4:30 të mëngjesit në një hapësirë që tashmë është përfshirë plotësisht nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Nga atje po dëgjohen shpërthime të fuqishme, kurse raportohet se ka rrjedhje të sulfidit dhe hidrogjenit. Re të mëdha tymi janë ngritur në qiell, kurse aty shihen edhe ndërtesat kolektive.

Deri më tani zyrtarët kanë porositur banorët e atjeshëm që të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Ekipet e zjarrfikësve në Hamburg kanë njoftuar se banorët duhet të shmangin thithjen e ajrit që është kontaminuar.

Për këtë janë angazhuar ekipe të shumta në lokalizimin e zjarrit, që po konsiderohet si më i madhi në dhjetë vitet e fundit në Hamburg. /Telegrafi/