Në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar mes banorëve loja “dënim apo e vërtetë”.
Në një moment gjatë lojës, këngëtares Beatrix Ramosaj i është bërë pyetje se kë nga vajzat e shtëpisë do të puthte, dhe ajo u përgjigj duke thënë emrin e koleges së saj, Semi Jaupaj.
Në atë moment, modelja e njohur shqiptare, Beniada Jakic, e cila ishte duke i bërë pyetjen, i drejtohet këngëtares duke i thënë: “OK atëherë, do ta puthim bashkë?”.
Teksa banorët shpërthejnë me të qeshura, tri vajzat shkëmbejnë puthje në buzë me njëra-tjetrën.
Përndryshe tri të nominuarat e javës janë këngëtaret Semi Japuaj dhe Sheila Haxhiraj, së bashku me Beniadën – ku njëra prej tyre do të lërë sot (e premte) shtëpinë e Big Brother VIP.
Që nga fillimi i këtij spektakli, Big Brother është kthyer në një prej formateve më të diskutuara në shtypin rozë dhe rrjetet sociale. /Telegrafi/